Transmetuar më 25-05-2025, 16:49

ITALI- Princ Leka i Shqipërisë është shfaqur përkrah partneres së tij të re, Blerta. Ata morën pjesë në eventin “Ballo dei Cento e non più Cento” i cili u mbajt në në kryeqytetin italian, Romë. Balloja mblodhi figura të rëndësishme nga familjet mbretërore, diplomatë dhe personalitete të njohura nga bota e modës dhe kulturës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Princ Leka ka shpërndarë një video dhe shkruajti se së bashku me Blertën përjetuan hijeshinë e këtij evenimenti.

“Së bashku me Blertën, përjetuam hijeshinë e Ballo dei Cento e non più Cento. Një mbrëmje ku tradita dhe eleganca u ndërthurën me klas, në një festë që sfidoi kohën,” shkruan Princ Leka.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit