

Para disa ditësh, në portalet pranë opozitës qarkulloi një lajm se bashkëshorti i një punonjëseje të bashkisë ka denoncuar në komisariat se gruaja e tij e ka tradhtuar me ish-kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin.
Madje u raportua se bashkëshorti i saj kishte bërë një kallëzim penal për përdhunim me kërcënim.
Sot ka reaguar Elda Xhakollari, gruaja e përfolur në këtë ngjarje, duke përgënjeshtruar lajmet.
Xhakollari shkruan se "bashkëshorti i saj nuk e ka “kapur” me ish-kryebashkiakun e Tepelenës".
Gruaja paralajmëron se ka denoncuar çdo person që, sipas saj, ka trilluar historinë dhe e kanë “vrarë” atë duke shkaktuar dëm emocional te familja e saj “dhe mbi të gjitha, tek dy fëmijët e mi të mitur”.
Postimi i plotë:
Fjalët më janë mbërthyer në shpirt, por tani duhet të dalin.
Prej disa ditësh jam bere subjekt lajmesh te pavërteta dhe shpifëse që kanë qarkulluar neper portale dhe rrjete sociale.
Nje situate e thjeshte pune është keqinterpretuar, është nxjerrë jashte cdo konteksti dhe është kthyer në një histori që nuk ka lidhje me realitetin tim.
Ajo që më dhemb më shumë nuk eshte thjeshte përmbajtja e këtyre lajmeve, por demi emocional qe ka shkaktuar tek une, familja ime dhe mbi te gjitha, tek dy femijet e mi te mitur.
Ata nuk e kuptojne pse nena e tyre përflitet, pse njerezit flasin pa ditur asgjë, pse dikush shpif, por ata e ndiejne gjithçka. Dhe kjo me copëton me shume se çdo gje tjeter.
Une nuk po kerkoj meshire. Po kerkoj drejtesi dhe ndjeshmeri. Po kerkoj qe njerezit te mos gjykojne pa ditur, te mos lendojne pa arsye dhe te mos shperndajne lajme qe shkaterrojne jete te verteta. Asgje nga ajo qe eshte thene nuk eshte e vertete. Dhe çdo hap i nevojshem ligjor eshte duke u ndermarre, jo per hakmarje por per te mbrojtur te vertetën dhe per te thenë: MJAFTE ME!
Per me teper, dua te theksoj qarte se: BASHKESHORTI IM NUK KA BËRË ASNJEHERE DEKLARATAT QE THUHEN NEPER MEDIA. Çdo fjale që pretendohet se eshte thënë prej tij është trillim, dhe per kete çështje do te ndiqen te gjitha rruget penale dhe civile kunder autorëve të shkrimeve shpifese, si dhe atyre qe i kane shperndare.
Ky eshte nje sulm i koordinuar, i ulët dhe i tmerrshem jo vetem ndaj meje si njeri, por edhe ndaj familjen sime dhe veçanërisht ndaj femijeve te mi te mitur, te cilet jane ekspozuar padreitesisht ndaj kesaj dhune publike. Nuk do te lejoj me askënd te me perdore si "kavje”per t’u gjykuar neper portale qe bëjne "lajme" me kafe dhe komente Facebook-u.
Asnje hap nuk do te mbetet pa u ndjekur. Dinjiteti im, puna ime dhe familja ime nuk janë per t’u prekur. Dhe çdo njeri që ka menduar te me godase do te perballet me forcen e ligjit.
Ky nuk eshte vetem nje sulm ndaj meje si individ.
Eshtë një atentat ndaj te drejtes per privatesi, ndaj etikes, dhe mbi te gjitha, nje perpjekje per te me gjykuar publikisht pa asnje prove, ne mungese totale të të vërtetës. Familja ime është lenduar rëndë, dhe ky dëm nuk do te kaloje pa u trajtuar institucionalisht dhe ligjërisht. Une nuk do të hesht. Asnje portal, asnjë komentues, asnje njeri qe mendon se mund te perdore lirine e fjales si arme shpifjeje nuk do te mbetet pa pergjigie.
Dinjiteti im nuk eshte ne shitje. E verteta do te dale, dhe drejtesia do vihet ne vend.
Eshte shume e lehte ta gjykosh dike pa ditur te verteten. Eshte shume e lehte te besh "moralistin".
Eshte shume e lehte te shkruash dhe te shash pas atij telefoni… dhe shume e shume te tjera.
Por nuk eshte aspak e lehte te perballosh dicka te tille, por po e bej per femijet e mi, per dinjitetin tim dhe per çdo njeri qe eshte gjykuar padrejtesisht ne heshtje.
Ju lutem, ne vend qe te perhapni dhimbje, perhapni mirekuptim. Perhapni kujdes. Shpifja nuk eshte lajm.
Shpifja eshte dhune!
Une jam më shume se nje titull portali. Jam nje nëne, nje bije, nje njeri.
E them me ze te plotë: gjithcka që eshte publikuar per mua eshte e pavertete. Nje shpifje, nje padrejtesi!
Faleminderit nga zemra te gjitheve qe me kane qendruar prane me fjale mbeshtetjeje e dashamiresi. Kjo gje ka rendesi me shume se c’mund te pershkruaj.
Kurse per ate pjesen tjeter qe gezuan per dhimbjen e nje femre, bije, nene, iu them vetem dicka: " Do vi dita qe do t’ju vi turp nga vetja"…
Une sjam si ju ….dhe pse me vrate nuk me beni dot si vetja!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






