Transmetuar më 25-05-2025, 12:26

Ndërpritet seanca edhe në përpjekjen e 21-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ndërprerja ndodhi pasi nuk kishte kuorum për vendimmarrje për formimin e komisionit për votimin e fshehtë. Seanca e radhës do të mbahet më 27 maj.

Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, vazhdon të mbështesë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, por ajo nuk ka arritur të sigurojë mbështetje nga partitë tjera.

Këto të fundit i kanë kërkuar Vetëvendosjes që të ndryshojë kandidatin dhe të propozojë një emër më të pranueshëm për të gjithë.

Pas seancës së fundit, përfaqësues të partive politike konfirmuan qëndrimet e tyre të pandryshuara. Deputetja nga Vetëvendosje, Donika Gërvalla, akuzoi partitë opozitare për bllokadën në Kuvend, duke thënë se qytetarët nuk meritojnë që të pengohet puna dhe i bëri thirrje deputetëve që në seancën e ardhshme të votojnë për të çuar përpara procesin.

Nga ana tjetër, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi Vetëvendosjen dhe kryetarin e saj Albin Kurti, duke thënë se vendi është peng i qëndrimeve të tyre të forta. Ajo shtoi se PDK-ja është e gatshme të ofrojë alternativa për të zgjidhur situatën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit