Transmetuar më 25-05-2025, 12:19

Një sasi lëndë plasëse është hedhur gjatë natës në lokalin e shtetasit Sali Fetiu në lagjen “Çlirim” në Berat.

Sasia e vogël e lëndës plasëse, që është hedhur në orën 04:00 të mëngjesit, ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në derën hyrëse.

Lokali në pronësi të shtetasit Sali Fetiu vijon të jetë i mbyllur prej 2 vitesh dhe në xhamat e tij shihet tabela “Jepet me qira”.

Grupi hetimor po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth.

Dyshohet se hedhja e lëndës plasëse ka qenë një paralajmërim për djalin e pronarit të lokalit, 37-vjeçarin Asllan Fetiu.

Ky i fundit, në 24 mars të 2025 ka plagosur me thikë në lokalin përballë një 85-vjeçar që gjendej brenda në lokalin.

37-vjeçari Asllan Fetiu, në gjendje të dehur, ka kërkuar një shtetas në lokal dhe pasi nuk e ka gjetur ka qëlluar me thikë klientin 85-vjeçarin.

Burimet policore bëjnë me dije se plagosja e dy muajve nuk është pista e vetme ku po hetohet, por po hetohet edhe në pistën e larjes së hesapeve të pazareve të prishura të bizneseve të kundraligjshme jashtë shtetit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit