Transmetuar më 24-05-2025, 22:23

GREQI- Një 39-vjeçare është shpallur në kërkim nga autoritetet greke pasi ajo grabiti një grua të moshuar në Aigio. Mësohet se policia ka nisur hetimet për të kapur 39-vjeçaten e cila ishte punëtore shtëpiake që kujdesej për të moshuarën që i mori paratë.

Fëmijët e 90-vjeçares kanë denoncuar rastin pasi zbuluan se ajo kishte tërhequr shumën prej 30,000 eurosh nga llogaria bankare e së moshuar. Punëtorja kujdesej si për gruan 90-vjeçare ashtu edhe për njërin nga djemtë e saj, i cili vuan nga probleme shëndetësore.

“E akuzuara, nga maji i vitit 2024 deri në janar të këtij viti, duke punuar si ndihmëse shtëpiake për një grua të moshuar dhe djalin e saj që ka probleme mendore, u mori kodet e kartave bankare dhe tërhoqi prej tyre shumën prej 30,000 eurosh me këste”, thotë policia helene.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit