

ANGLI- Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka mirëpritur fëmijën e tij të katërt me gruan e tij, Carrie. Carrie Johnson postoi foto në rrjetet sociale teksa bëri me dije se vajza e tyre quhet Poppy Eliza Josephine Johnson. Vogelushja lindi më 21 maj.
Në një postim në Instagram , ajo shkroi: "Nuk mund ta besoj sa e bukur dhe e vogël je. Ndihem kaq me fat. Jemi të gjithë plotësisht të çmendur. Nuk jam e sigurt nëse kam fjetur asnjë minutë që kur ke lindur, pasi nuk mund të ndalem së shikuari sa e mrekullueshme je."
Poppy është fëmija i katërt i çiftit, pas ëilfred, Romy dhe Frank. Çifti u martua në maj 2021. Djali i tyre i madh, ëilf, lindi në prill 2020, i ndjekur nga Romy në dhjetor 2021 dhe Frank në korrik 2023. Vajza e tyre, Poppy, të cilën Carrie Johnson e përshkroi si "anëtarja e fundit e bandës", është fëmija i nëntë i Boris Johnson.
Ish-kryeministri ka gjithashtu katër fëmijë nga martesa e tij me avokaten Marina ëheeler dhe një fëmijë të pestë me konsulenten e arteve Helen Macintyre. Johnson dha dorëheqjen si kryeministër në verën e vitit 2022, për shkak të një sërë skandalesh.
Ai gjithashtu dha dorëheqjen nga posti i tij parlamentar muajin e kaluar, pasi u bë e qartë se hetimi parlamentar kundër tij do të ishte inkriminues. Raporti i përgatitur nga komisioni përkatës parlamentar arriti në përfundimin se ai qëllimisht gënjeu Parlamentin në lidhje me festat e mbajtura në Doëning Street gjatë pandemisë Covid-19.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






