

GREQI- Një grua shqiptare është vënë në pranga nga autoritetet greke. Arrestimi i saj ka ardhur pasi ajo tentoi të fuste drogë në burgun "Koridalos" në Greqi. Gruaja u shfaq në burg për të vizituar burrin e saj, i cili po mbahet në Repartin A, dhe për t’i çuar disa rroba.
Rojet e Gardës së Jashtme gjatë inspektimit të sendeve dhe veshjeve vunë re diçka ndryshe nga e zakonshmja. Ata zbuluan drogën dhe përmes testit të mostrës mësuan se drofa ishte metamfetaminë e fshehur në pantallonat e saj. Ajo u përpoq të kontrabandonte drogën duke përdorur metodën e impregnimit. Menjehërë më pas u arrestua.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






