Transmetuar më 24-05-2025, 10:26

GREQIA- Policia greke ka vendosur në pranga edhe 2 persona të tjerë pas arrestimit të autorit 46-vjeçar, Mikel Selimaj, si autor i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapaj. Mësohet se dy të arrestuarit ndodheshin në të njëtin automjet me viktimën dhe autorin, kur ndodhi krimi.

Sipas informacioneve, autori i krimit u gjet nga autoritetet në një apartament me qira ditore në zonën Glyka Nera. Pronarja e apartamentit ku ishte strehuar 46-vjeçari ishte përpjekur ta kontaktonte duke trokitur në derë, por pa marrë asnjë përgjigje. Gruaja u shqetësua se burri mund të kishte humbur ndjenjat dhe u përpoq të hapte derën, por pa sukses. Ajo menjëherë njoftoi Policinë, duke deklaruar se ndoshta kishte një emergjencë.

Oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje dhe i ranë ziles për rreth 20 minuta. Kur 46-vjeçari hapi derën, ishte qartësisht nën ndikimin e drogës. Oficerët e policisë e njohën menjëherë nga fotografia që kishin dhe e prangosën. Në të njëjtën kohë, autoritetet kanë gjetur automjetin që dyshohet se është përdorur nga autori i krimit, brenda të cilit u gjet një gëzhojë dhe gjurmë gjaku të thara.

Sipas informacioneve, autori e ka qëlluar viktimën brenda automjetit. Në të njëjtën kohë, u gjet një automjet i dytë, të cilin duket se ai e përdori gjithashtu për transportin e tij. Policia greke zbuloi emrin e autorit të vrasjes, 46-vjeçarin shqiptar Mikel Selimaj, pasi viktima kishte telefonuar bashkëshorten e tij para se të ndërronte jetë dhe i kishte treguar se kush e qëlloi me plumb në faqe.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit