

FIER-Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier, në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit” në Fier.
Si pasojë e përplasjes raportohet për 6 persona të lënduar lehtë, të cilët janë transportuar drejt Sptalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Paraprakisht dyshohet se autobusi i ka prerë rrugën automjetit të policisë bashkiake dhe për pasojë ka përfunduar në murin rrethues të një ish- kompleksi dyqanesh.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






