Transmetuar më 24-05-2025, 08:08

Korçë- Policia e Korçës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë tre persona. Sipas raportimeve një video ka qarkulluar në celularët e disa personave.

Video është filmuar nga një vajzë 16-vjeçare ndërsa në pamje duken dy të moshuar duke kryer veprime të turpshme në publik.

Policia raporton se ka identifikuar të miturën me inicialet O.D., ndërsa janë proceduar edhe I.R., dhe një i moshuar me inicialet M.G.

Pamje janë filmuar në zonën e pazarit të vjetër të Korçës ndërsa 16-vjeçarja pasi u kap nga policia ka pranuar autorësinë e videos.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit