

Napoli- Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në ndeshjen e luajtur në “Diego Armando Maradona”.
Sa i takon pjesës së parë, sfida u zhbllokua nga Mc Tominay vetëm në fund, falë një lëvizje akrobatike perfekte, me skocezin që dërgoi topin pas shpinës së Alen Sherrit. Në pjesën e dytë realizoi edhe Lukaku.
Sezon mjaft pozitiv i ekipit të Contes, që regjistron 24 fitore, 10 barazime dhe 4 humbje.
Napoli merr titullin e katërt në histori, me festën që me siguri do të jetë e gjatë.
Zhgënjim i madh te Interi, pasi e mbyllin sezonin në vendin e dytë, pavarësisht fitores 0-2 ndaj Comos. E gjithë vëmendja do jetë te finalja e madhe e Champions League ndaj PSG.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






