

GJKKO shpalli vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 te arrestuarit e operacionit “Ura”.
Gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi masat arrest në burg për 13 të dyshuarit, ndërkohë, për avokatin Armand Tragaj, si dhe për Ervis Detin dhe Bexhet Memën, gjykata vendosi masën e “detyrimit për t’u paraqitur”, duke i liruar nga burgu.
Të arrestuarit që do të përballen me masën e arrestit me burg janë:
Orgest Molla, Altin Morina, Akil Ndrejaku, Musa Koça, Rando Aliu, Sokol Isteri Tatani, Bexhet Mema, Ervis Deti, Ligor Çombashi, Altin Pjetri, Ervin Zeqiri, Gezim Thartori, Alfred Hysa.
Operacioni policor i quajtur ‘Ura’, solli lëshimin e urdhërarresteve për 52 persona të përfshirë, në shkallë të ndryshme, në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.
EMRAT E TË DYSHUARVE:
Elvis Doçi (Visi i Pojës) Indrit Tafili Orget Shqevi Artan Sulejmani Orges Molla Sueld Elezi Ekil Nderjaku Hasan Nderjaku Altin Morina Armand Tragaj Rando Aliu Musa Korça Alfred Hysa Altin Pjetri Ligor Çombashi Edmond Çupi Naim Behluli Edison Cukaj (Çukaj) Serxhio Shkodra Bexhed Mema Emri Hysenaj Artuar Shkoza Sokol Istrefi Ervin Zeqiri Gezim Thartori Ledio Bardhi Juxhin Drazhi Erind Lasku
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






