Transmetuar më 23-05-2025, 19:03

Rinas- Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel në Rinas, ku një fëmijë 2-vjeçar, holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një hoteli pranë kësaj zone.

Fëmija ndodhej në hotel me familjen e tij kur ndodhi ngjarja, e cila dyshohet të ketë qenë aksidentale. Fatmirësisht, fëmija ka mbijetuar dhe vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 22.05.2025, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i hotelit në Rinas, ku qëndronte së bashku me prindërit, një 2-vjeçar holandez. Aktualisht, 2-vjeçari është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit