

Duke nisur nga nesër në orën 09.00, kalimi në Tunelin e Llogarasë drejt jugut të vendit do të kalohet pa pagesë.
Tuneli hapet për të gjitha automjetet deri në 15 shtator, përveç mjeteve të tonazhit të rëndë.
Qeveria e ka marrë këtë vendim për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve gjatë sezonin veror.
Tuneli i Llogarasë, i gjatë 5.9 km drejt, shkurton distancën drejt jugut të vendit dhe për të shkuar nga Tiranë në Dhërmi duhet rreth 1 orë e 45 minuta.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd