

“E përndiqte vazhdimisht” – 42-vjeçari në Korçë procedohet për përndjekje ndaj një 29-vjeçareje
Korçë – Një rast i dyshuar për përndjekje është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një 42-vjeçar është vënë nën procedim penal nga Policia pas kallëzimit të një 29-vjeçareje.
Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm, ndaj shtetasit D. R., banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe shqetësuese të renë, duke cënuar qetësinë dhe sigurinë e saj personale.
Materialet janë tashmë në dorë të Prokurorisë, e cila pritet të vijojë me hetimet dhe veprimet ligjore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






