Transmetuar më 23-05-2025, 13:18

Me një ndjesi dhimbjeje të thellë, Florenc Kavilopulli ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mikut të tij të afërt, Artan Lame.

Në një mesazh prekës, ai shkruan:

"🕊️ Lamtumirë miku im…

Sot, para pak minutash u nda nga jeta një mik i rrallë, një shpirt i madh.

Një njeri që jetoi me mendje të hapur dhe zemër të bardhë.

Publicist i përkushtuar, historian i pasionuar, koleksionist i kujtesës sonë. Por mbi të gjitha, një njeri i ndershëm, një mik i pazëvendësueshëm dhe një familjar i dashur.

Mirënjohje për gjithçka që ndave me ne Tan. Do të na mungosh pafund."

Lame, i njohur për kontributin e tij në fushën e historisë urbane dhe për angazhimin si publicist e drejtues institucionesh, la pas vetes një trashëgimi të pasur shpirtërore dhe intelektuale.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e ndjeshme për komunitetin intelektual dhe për të gjithë ata që e njohën nga afër.

Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që ndanë jetën me të.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit