

Kreu i PD Sali Berisha, i pyetur nga media se kur do t’i mbarojë “mandati i misionarit”, ka deklaruar se do të largohet vetëm kur të arrijë që shqiptarët të votojnë të lirë.
Sipas tij kjo arrihet vetëm nëse qytetarët do të shpëtojnë nga narko-shteti, ndërsa shton se beteja e vërtetë nis tashmë pas farsës elektorale të 11 majit.
“Po të marrësh të gjithë betejën time, e kam bërë për shqiptarët. Betejën në PD e bëra që të votojnë demokratët dhe mos ua kontrollojë kush kryetarin.
Betejën po e bëj që shqiptarët të kenë zgjedhje të drejta. Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët do të votojnë të lirë.
Me këtë narko-shtet shqiptarët kurrë nuk do të mund të votojnë të lirë pa i çliruar prej tij. Lufta e vërtetë nis pas farsës së zgjedhjeve”, tha ai.
Përgjigjja e plotë e Berishës
"Pyetje e drejtë. Po të marrësh të gjithë betejën time, unë e kam bërë për votën e shqiptarëve. Unë betejën në PD e bëra që të votojnë demokratët dhe jo t’ua kontrollojë kush kryetarin.
Absolutisht. Kjo ishte gjithë beteja ime. Unë betejën për shqiptarët po e bëj që ata të votojnë të lirë, të kenë zgjedhje të drejta. Është betejë e vështirë, por çfarë është arritur? Në rrafshin ndërkombëtar, të arrish të dënosh procesin zgjedhor, ta shpallësh farsë pa u zhvilluar, është arritje.
Në dëshpërim, por është arritje e madhe. Këto zgjedhjet, të gjitha partitë simotra tona, i quajtën farsë 10 ditë para se të zhvillohen. Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët të votojnë të lirë.
Kjo është një betejë që mbyllet me sukses ditën kur shqiptarët të votojnë të lirë.
Por me këtë narkoshtet, shqiptarët kurrë, pa u çliruar prej tij, nuk do mund të votojnë të lirë.
Dhe në fakt beteja e madhe, lufta e madhe fiton pas kësaj farse.
Nuk duhet të flasim për zgjedhje më, duhet të flasim për farsë elektorale.
A do pranojnë shqiptarët që farsa të përcaktojë fatin e tyre? Jo, nuk e pranojnë.
Ndaj dhe unë dhe opozita është e vendosur ta bëjë këtë luftë.
Tani janë gjërat evidente.
U nis me vonesë, por kjo duhej të ishte nisur me datën 26 prill 2021.
Edhe atëherë vota vdiq pa hyrë në kuti.
Se ai vetëm në Durrës, Tiranë, Lezhë, Kurbin ndau 130 milionë euro me fatura thesari.
Ai tha vetë, Kodi Elektoral është kinezëri. Pra, kur nuk ka ligj, ka farsë.
Besoj se për çdo njeri me interes publik, kjo do të jetë një thirrje e madhe në ndërgjegjen e tij për rrezikun e jashtëzakonshëm që paraqet farsa për të ardhmen e tij dhe të kombit."
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






