Transmetuar më 23-05-2025, 11:01

TIRANA- Paraditen e ditës së sotme ka ndodhur një situatë e pazakontë në në një zonë të populluar të Tiranës ku është zhvilluar një aksion policor, që u krahasua skenat nëpër filmat aksion. Mësohet se në pranga është vënë një person rreth 40 vjeç që vuante nga probleme të shëndetit mendor, i cili përplasi disa makina policie dhe në ndjekje nga policia aksidentoi edhe mjete të tjera, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke shkaktuar panik.

Bëhet me dije se 40-vjeçari ishte ndaluar nga policia edhe dy javë më parë. Pasi uniformat blu e ndaluan, mësohet se e dërguan në spitalin e Neurologjisë, por sot ai është shfaqur sërish me makinë, duke bërë manovra të rrezikshme.

Në makinën e tij Land Rover autori mbante edhe një armë zjarri lodër dhe sakaq nuk dihen ende arsyet pse ai doli nga spitali dhe sa ka qëndruar aty.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit