

Peqin, 22 maj 2025 – Një ngjarje me elementë të dyshuar kriminalë lidhur me procesin zgjedhor është zbuluar nga Policia e Peqinit në fshatin Pekisht. Pas një njoftimi të marrë më 22 maj 2025, se në një lokal ndodheshin materiale të dyshuara zgjedhore, specialistët për Hetimin e Krimeve ndërhynë menjëherë për verifikim të rastit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit D. B., në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, u gjetën dhe u sekuestruan 10 fletë të paplotësuara, të ngjashme me ato të votimit, të dyshuara si të falsifikuara, si dhe një listë emërore zgjedhësish. Po ashtu, u sekuestrua një portofol që përmbante 280 000 lekë.
Më tej, gjatë kontrollit në banesën e të njëjtit shtetas, policia gjeti dhe sekuestroi një pushkë të vjetër trofe dhe një pistoletë zhurmuese (sportive), të cilat dyshohen të jenë mbajtur pa leje.
Në përfundim të veprimeve, ndaj shtetasit D. B. ka nisur procedim penal për veprat penale "Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive". Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i policisë Elbasan:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë më datë 22.05.2025, se në një lokal në fshatin Pekisht, ishin gjetur disa materiale të dyshuara zgjedhore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim verifikimin e rastit.
Gjatë veprimeve të kryera në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në lokalin e shtetasit D. B., janë gjetur dhe sekuestruar 10 fletë të ngjashme me fletët e votimit, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve. Gjithashtu, është sekuestruar portofoli i shtetasit D. B., me 280 000 lekë.
Më tej, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B., janë gjetur një pushkë e vjetër trofe dhe një pistoletë zhurmuese (sportive).
Në vijim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., për veprat penale "Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.





Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






