Transmetuar më 23-05-2025, 10:15

Po afrohet gjithnjë e më shumë fillimi i epokës Xabi Alonso te Real Madridi. Ish-trajneri i Bayer Leverkusen do të zëvendësojë Carlo Ancelottin në pankinën e “Los Blancos”. Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “Marca”, njoftimi zyrtar pritet të bëhet më 26 maj.

Xabi Alonso do të firmosë kontratë 3-vjeçare dhe do të nisë menjëherë punën për të përgatitur Kupën e Botës për Klube, me ndeshjen e parë të Real Madridit të planifikuar më 18 qershor kundër Al-Hilal.

Në stafin e tij priten të jenë Sebas Parrilla, Alberto Encinas, Ismael Camenforte Lopez dhe veçanërisht Antonio Pintus, përgatitësi fizik italian legjendar, i cili do të vazhdojë të mbajë rolin e tij, pavarësisht disa zërave të fundit për një largim të mundshëm.

Për Xabi Alonson, ky do të jetë rikthim në shtëpi. Ai ka veshur fanellën e Real Madridit nga viti 2009 deri më 2014, duke fituar 2 Kupa Mbreti, 1 Superkupë të Spanjës, 1 La Liga dhe sidomos Champions League e dhjetë (‘La Décima’) në historinë e klubit.

Një moment i paharrueshëm ky Champions (‘La Decima’) për të, edhe pse nuk mundi të luante në finale, teksa mbetet ikonik vrapimi i tij në fushë me kostum e kravatë për të festuar me shokët e ekipit, nën drejtimin pikërisht të Ancelottit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit