Transmetuar më 23-05-2025, 08:56

Gareth Bale ka zbuluar se ka qenë shumë pranë veshjes së fanellës së Manchester United para se të zgjidhte, në fund, Real Madridin. Pesë herë fituesi i Champions League, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2023, ka pranuar se momenti kur transferimi në “Old Trafford” ishte më konkret se kurrë përkoi me largimin e tij të parë nga Tottenham.

Duke folur për “Drive”, Bale deklaroi: "Ka pasur disa raste kur kam qenë pranë bashkimit me Manchester United, por nuk u konkretizua kurrë plotësisht. Ndoshta momenti më i afërt ishte kur nënshkrova me Real Madridin. Ishte një zgjedhje mes Manchester United dhe Real Madridit".

Në fund të aventurës së tij te Real Madridi, uellsiani grumbulloi 176 ndeshje dhe 81 gola, ndërsa siç dihet, "Djajtë e Kuq" kanë pasur shumë vështirësi gjatë atyre viteve. Më pas ai shpjegoi edhe arsyen pse preferoi Real Madridin para Manchester United:

"Në atë kohë Sir Alex Ferguson ishte larguar, kështu që Manchester United nuk e kishte më atë aurë. Mendoj se skuadra po plakej pak. Gjithsesi, ndieja se gjithmonë kisha shtysë drejt Madridit. Sot jam i bindur se mora vendimin e duhur. Jo për të qenë i pasjellshëm me tifozët e Manchester United, por ndiej se bëra zgjedhjen e duhur".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit