Transmetuar më 23-05-2025, 07:58

Glyka Nera- Autori i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar, Altin Arapajt në Rafinë është arrestuar nga policia greke. Sipas informacioneve, autori është një 49-vjeçar nga Shqipëria, Mikel Selimaj i cili u gjet në një shtëpi në Glyka Nera. Policia kontrolloi dhe gjeti makinën në të cilën ndodhi krimi, brenda së cilës u gjet gjak dhe një gëzhojë.

Ngjarja nisi të zbulohej të mërkurën në mëngjes, kur gruaja e viktimës kontaktoi autoritetet dhe tregoi se 41-vjeçari e telefonoi dhe i tha se një person, të cilin ajo e identifikoi, e kishte qëlluar në fytyrë, duke i kërkuar asaj të përpiqej ta gjente.

Hetimet zbuluan se autori i krimit, viktima dhe dy persona të tjerë u takuan të martën e kaluar në mbrëmje në Artemidëku hipën në një makinë të drejtuar nga personi i përmendur nga viktima si autor dhe ndaluan për disa minuta në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinë. Më pas autori nxori një armë dhe e qëlloi viktimën në fytyrë, konkretisht në faqe.

41-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, arriti të telefononte gruan e tij dhe t’i thoshte se ishte qëlluar me armë zjarri, dhe më pas ndërroi jetë. Autori i krimit u arratis me makinë. Duhet theksuar se autori dhe viktima kanë qenë të arrestuar për raste droge.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit