Transmetuar më 23-05-2025, 07:42

TIRANË- Do ketë rritje të vlerave duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites.

Orët e pasdites dhe në vijim priten prezencë e vranësiravë në pjesën më më madhe të territorit, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin sërish vranësira në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 29°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit