Transmetuar më 22-05-2025, 22:57

Ilir Alimehmeti, kandidati për deputet i PD-së që mbeti jashtë Kuvendit, edhe pse siguroi mbi 18 mijë vota në Tiranë, i pyetur nëse do të merrte mandatin e Sali Berishës, nëse ai dënohej, u përgjigj duke thënë “ligji duhet zbatuar”.

“Shqiptarët s’janë bosët e Italisë”, eksperti: Pala italiane nuk tregon realitetin. Të lë Ndrangheta apo Camorra të pushtosh Romën? Alimehmeti tha se ligji, i pëlqen ose jo, ligji duhet zbatuar.

“Ligji është ligj. Më pëlqen apo jo, zbatohet. Ligji flet dhe kemi parë sesi PD nuk pati problematika të këtij tipi, por dy dorëheqje dhe një kandidaturë për kryebashkiak dhe viza zbriti dhe automatikisht i takon të parit, të dytit dhe të tretit. Pra është thjesht zbatim legjislativ”, tha ai në emisionin Log. në News24.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit