

Blendi Fevziu: Zoti Berisha po si shpjegohet që njerëz të cilët në fushatë elektorale lanë impresionin e njerëzve që punuan dhe bënë fushatë Jorida Tabaku, Ilir Alimehmeti, Bardh Spahia, morrën vota po aq sa kandidatët socialistë më të mirë që ishin edhe ministra edhe kishin qeveri pas shpine. Ilir Alimehmeti pa asnjë ditë në Parlament ka marrë gati 17 mijë vota. Bardh Spahia në Shkodër impresionues rezultati i tij.
Sali Berisha: Si mund të krahasosh ti Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin me Blendi Gonxhen?
Blendi Fevziu: Jo jo, të thashë kanë marrë vota sa qeveria, ministrat.
Sali Berisha: Po se ministra ka marrë Blendi Gonxhe…
Blendi Fevziu: Po mir sa Blendi Gonxhja dhe Erion Braçe. Po tani Jorida Tabaku nuk kanë as vota krimi dhe as si thoni ju…Kjo do të thoët që po punove merr vota.
Sali Berisha: Kush tha? Unë s’po them që nuk merr vota. Nuk them se nuk janë 520 mijë vota. Unë po them që farsat nuk fitohen.
Blendi Fevziu: Patjetër, por janë vota. Nëse do të nxirrnit njerëz që do të mblidhnin vota, do të mobilizonin njerëz dhe do të frymëzonin, rezultati padyshim nuk do të ishte ky. Do fitonte Rama prapë, por rezultati nuk do të ishte ky.
Sali Berisha: Unë do të them një gjë. Jam gati t’i kap një për një kandidatët e listës së hapur.
Blendi Fevziu: Cilin pe në fushatë nga ato kandidatë, hiq Belindin se ka qenë?
Sali Berisha: Të gjithë kanë qenë në fushatë. Unë të them që s’di njeri që nuk ka qenë në fushatë. Po të duash i marrim një nga një. I janë servirur Tiranës kësaj here nga Partia Demorkatike kandidatë më të mirë në të gjithë ekzistencën e saj.
Blendi Fevziu: Kush?
Sali Berisha: Ja urdhëro Erisa Bajaziti.
Blendi Fevziu: Erisa Bajaziti ishte në listë të hapur, unë po flas për lindën e mbyllur.
Sali Berisha: Edit Harxhi, Ilda Zhulali.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






