

Autobusi i linjës Sarandë-Athinë është ndaluar nga policia e Igumenicës, pasi brenda tij janë gjetur dy shqiptarë pa dokumentacionin e nevojshëm.
Policia ka vënë në pranga shoferin e mjetit, si dhe ka sekuestruar autobusin. Konkretisht, arrestimi u krye kur oficerët e policisë kryen një kontroll në autobusin që po dilte nga Greqia, në pronësi të një agjencie turistike shqiptare, që operonte në një linjë ndërkombëtare, në të cilin u identifikuan dy pasagjerë, të cilëve u mungonin dokumentet e nevojshme për hyrjen dhe qëndrimin e tyre të ligjshëm në Greqi.
Autobusi i kapur me klandestinë në Igumenicë, i linjës Sarandë- Athinë është i kompanisë “Ahmeti Travel”. Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






