

Athinë- Pas dëshmisë së familjarëve të viktimës, është identifikuar autori i vrasjes së 41-vjecarit shqiptar Altin Arapaj, sot në Rafina të Athinës.
Sipas burimeve policore, autori i dyshuar është Mikel Selimaj, 46 vjeç nga Vlora, person me precedentë penalë për drogë. Ka qenë vetë viktima, ai që ka arritur të telefonojë bashkëshorten e tij pas goditjes me armë, duke i thënë se autor ishte Mikel Selimaj.
Trupi i viktimës, Altin Arapaj, po nga Vlora, u gjet pas telefonatës në një vresht në Rafina, i goditur me plumb në faqe. Edhe ai rezulton me precedentë penalë në Greqi për vepra të ndryshme. Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






