

Greqi- 41-vjeçari shqiptar Altin Arapaj është ekzekutuar sot në zonën bregdetare të Rafinës në Athinë. Sipas mediave greke, ai është ekzekutuar është qëlluar me armë zjarri brenda një vreshti, ku plumbi e ka goditur në faqe.
Sipas raportimeve, pasi është qëlluar, viktima ka arritur të telefonojë gruan e tij dhe i ka thënë emrin e autorit, teksa mediat greke citojnë se i ka thënë "më ka qëlluar një mik". Arapaj rezulton person me precedentë penalë në Greqi, për vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë ai rezulton i përfshirë edhe në trafik droge. Ndërkohë, Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






