Transmetuar më 22-05-2025, 15:00

Tiranë- Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka ndarë në rrjete sociale një numër kontakti për të gjithë ata që mund të kenë informacion mbi trafikun e drogës të grupeve kriminale shqiptare.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të sinjalizojnë DEA-n dhe të japin informacionet që kanë mbi trafikun e narkotikëve dhe se të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta.

Ambasada thekson se SHBA mbetet e përkushtuar të bashkëpunojë me autoritetet shqiptare në luftën kundër drogës dhe pastrimit të parave.

Njoftimi i Ambasadës:

Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta.

Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit