

Tiranë- Në një konferencë për mediat kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Administrimin e procesit nga KQZ, Celibashi e cilësoi model me standard dhe integritet të plotë.
“Nuk ka fletë votimi të shtuara, as vota të trafikuara. Mbetet të vlerësojmë pretendimet që lidhen me sa është respektuar integriteti i votës së qytetarëve në procesin e marrjes të zarfeve dhe kthimit të tyre përmes kthimit postar”, tha Celibashi.
Sa i përket denoncimit të kreut të PD, Sali Berishës, për “trenin bullgar” në Elbasan, Celibashi tha se ky rast duhet të hetohet nga organet e procedimit penal.
“Nuk na është bërë me dije, por ajo që mund të them pa hezitim është se rasti duhet të hetohet nga organet e procedimit penal, për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht.
Për votimin brenda vendit, në dijeninë time nuk ka kontestime për përmbajtjen e tabelave përmbledhëse të rezultateve”, u shpreh Celibashi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






