Transmetuar më 22-05-2025, 13:20

Tiranë -Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një komunikim publik këtë të enjte në prezencë të gazetarëve, ka folur në lidhje me procesin e votimi, dhe deri te mbyllja e tij.

Celibashi për herë të parë tha se gjatë ditëve të zgjedhjes e në vijim, faqja e KQZ ka pasur disa sulme kibernetike, që sipas tij kanë qenë të gjitha nga jashtë dhe jo rastësore, por të organizuara.

“Platformat e KQZ, nga ajo e regjistrimit, janë gjetur nën sulme kibernetike , kemi komunikuar me institucionet përkatëse si ato të sigurisë kibernetike dhe ato që lidhen me ndjekjen ligjore sa herë janë evidentuar. Nuk kanë qenë sulme diletantësh por të organizuara dhe sofistikuara, jo rastësore, të gjitha nga jashtë. Të krahasueshme me sulme që kanë pasur dhe vende të tjera”, tha ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit