Transmetuar më 22-05-2025, 12:16

Komediani, aktori, producenti dhe regjisori iraniano-amerikan, Max Amini argëton publikun me temat interesante të cilat i trajton me komedinë e tij “stand-up”.

Në një nga shfaqjet e tij, Amini ka përmendur marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë. Ai tregon se si gjatë një shfaqjeje një grua shqiptare përdori simbolin e shqiponjës, i cili përfaqëson flamurin shqiptar. Më tej tha se edhe serbët kanë shqiponjën në flamurin e tyre, duke shtuar se marrëdhënia midis Serbisë dhe Shqipërisë është shumë e ngjashme me marrëdhënien midis Indisë dhe Pakistanit.

Komediani shprehet se serbët bëhen xhelozë kur shqiptarët e përdorin këtë simbol, sepse ata ishin të parët që e bënë këtë. Ai përmendi se FIFA nuk lejon përdorimin e këtij simboli gjatë ndeshjeve, pasi serbët janë kundër saj.

Ai shtoi se kjo është pjesë e historisë dhe konflikteve, por nuk ka luftë midis shqiptarëve dhe serbëve, përveç luftës në Kosovë, ndërsa kjo u konfirmua nga një grua që po e shihte “stand-up” komedinë. Në fund ai e mbylli me një mesazh ku shprehte dashuri dhe respekt për të gjithë, duke theksuar se nuk ka dallime.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit