

Tiranë- Artan Lame ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër.
Në vitin 2023 pasi u largua nga posti si drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lame u shpreh se largimin e konsideronte si ‘dhuratë’ për ditëlindje, ndërsa theksonte se duhej të kujdesej për shëndetin pas ndërhyrjes në zenër që ai bëri në mars të 2016-ës.
“Unë nesër kam ditëlindjen dhe pas 3-4 ditësh duhet të bëjë vizitat e asaj ngjarjes së shëndetit që pata para pak vitesh. E konsideroj këtë tërheqje edhe si dhuratë ditëlindje se vërtet duhet të kujdesem edhe pak për shëndetin”, u shpreh Lame në 2023.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






