Transmetuar më 22-05-2025, 11:27

Hansi Flick dhe Barcelona do të vazhdojnë së bashku. Trajneri gjerman ka zgjatur kontratën e tij me klubin katalanas deri më 30 qershor 2027. Lajmin e ka bërë publik vetë Barça, ndërsa Flick ka shprehur entuziazmin për besimin e marrë:

“Jam i lumtur që ky udhëtim vazhdon. Kemi potencial të madh, një skuadër të re dhe me shumë dëshirë për të përparuar. E dimë që duhet të përmirësohemi dhe këtë do ta bëjmë.

Dua të arrij të njëjtat rezultate si sezonin që po mbyllet, sepse mund të them se kemi dhënë gjithçka. Kemi punuar fort, kemi tentuar të përmirësohemi, por natyrisht objektivi është të fitojmë trofe. Kjo është Barcelona”.

Presidenti Joan Laporta reagoi përmes rrjeteve sociale: “Hansi, faleminderit që po vazhdon të kontribuosh në historinë e Barcelonës, klubit më të mirë në botë! Tifozët të duan, kemi besim se do të vazhdosh t’i udhëheqësh lojtarët tanë drejt fitores”.

Në ceremoninë e firmosjes ishin të pranishëm presidenti Laporta dhe trajneri Flick, si dhe zëvendëspresidenti për çështjet sportive, Rafa Yuste, drejtori sportiv Deco, asistenti i tij Bojan Krkic, anëtarët e komitetit sportiv Joan Soler dhe Enric Masip, si edhe menaxheri i Flick, Pini Zahavi.

Përveç fotove zyrtare, Laporta i tregoi Flick një model në miniaturë të stadiumit të ardhshëm “Spotify Camp Nou”, ku trajneri gjerman do të ulet sezonin tjetër.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit