Transmetuar më 22-05-2025, 08:38

Gjatë një interviste për prestigjiozen spanjolle “MARCA”, legjenda braziliane Ronaldinho ndaloi edhe te Lamine Yamal, që nga shumëkush konsiderohet si trashëgimtari i tij. Edhe pse nuk preferoi të bënte krahasime, Ronaldinho foli me fjalë admiruese për potencialin e talentit blaugrana, të lindur në vitin 2007:

“Unë dhe Messi e kemi bërë tashmë historinë, i takon Lamine Yamal ta bëjë të njëjtën gjë. Ajo që ka treguar deri tani është e jashtëzakonshme, duke qenë kaq i ri dhe me kaq shumë talent. Më pëlqen të shikoj lojtarë si ai, i bëjnë mirë futbollit. Shpresoj që të ketë një karrierë si e jona.

Nuk më kanë pëlqyer kurrë krahasimet, sepse çdo futbollist ka stilin e tij. Gjëja më e rëndësishme është që Lamine Yamal t’iu sjellë gëzim njerëzve, ashtu siç kam bërë unë në kohën time, apo siç bëri Messi më pas. Shpresoj që të vazhdojë me këtë ecuri që ka treguar deri tani.

‘Topi i Artë’? Lamine Yamal është shumë pranë për ta fituar. Ka lojtarë të tjerë të mëdhenj në botë, por ai bën pjesë në atë elitë. Është befasuese ajo që po bën, sepse është shumë i ri, por mund të bëjë histori duke e fituar jo një herë, por disa herë”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit