Transmetuar më 22-05-2025, 08:19

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në SHBA. Trump shprehu ngushëllime familjeve të dy anëtarëve të stafit të Ambasadës Izraelite që u vranë pranë Muzeut Hebraik të Kryeqytetit në Uashington, DC.

Trump shprehet se vrasjet e bazuara në antisemitizëm duhet të marrin fund dhe se urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA.

“Këto vrasje të tmerrshme në Uashington, të bazuara padyshim në antisemitizëm, duhet të marrin fund, TANI! Urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA. Ngushëllime familjeve të viktimave. Sa e trishtueshme që gjëra të tilla mund të ndodhin! Zoti ju bekoftë të GJITHËVE”, shkroi presidenti në një postim në Truth Social.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi se autoritetet do të gjejnë ata që janë përgjegjës për sulmin pranë Muzeut Hebraik në Uashington.

"Ky ishte një akt i paturpshëm dhune frikacake antisemite." “Mos u gaboni: Ne do t’i gjejmë ata që janë përgjegjës dhe do t’i nxjerrim para drejtësisë”, tha kreu i diplomacisë amerikane nëpërmjet X.

Sipas zyrtarëve që folën për mediat lokale, personi i armatosur që vrau anëtarët e stafit diplomatik bërtiti "Palestina e Lirë" ndërsa po arrestohej. Danny Danon, përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara reagoi po ashtu p)r ngjarjen nëpërmjet një postimi në "X".

"Sulmi ndaj diplomatëve dhe anëtarëve të komunitetit hebraik kalon një vijë të kuqe", u shpreh ai. "Jemi të bindur se autoritetet amerikane do të veprojnë me forcë kundër atyre që janë përgjegjës për këtë akt kriminal." “Izraeli do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të mbrojtur qytetarët dhe përfaqësuesit e tij në mbarë botën”, shtoi ambasadori.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit