

Washington, 22 maj 2025– Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite në Uashington u vranë ndërsa po largoheshin nga një aktivitet në Muzeun Hebraik të Kapitolit. Ngjarja ndodhi në orët e pasdites me orën lokale.
Sipas informacioneve nga autoritetet, autori i dyshuar Elias Rodriguez, 30-vjeç, u afrua dy dhe i qëlloi për vdekje. Pas të shtënave, Rodriguez hyri në muze dhe u ndalua nga personeli i sigurisë.
Policia tha se, gjatë kohës që ishte në paraburgim, i dyshuari bëri thirrje për "Çlirimin e Palestinës”. Po ashtu, disa punonjës të ambasadës izraelite që ishin të pranishëm në ngjarje, gjithashtu u plagosën.
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, e quajti ngjarjen si një "akt të çoroditur terrorizmi antisemit", duke shprehur shqetësimin për rritjen e këtyre sulmeve të dhunshme.
Presidenti amerikan Donald Trump reagoi gjithashtu duke thënë se “urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA”. Po ashtu, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dënoi ashpër ngjarjen, duke e cilësuar si një "akt të paturp dhune frikacake dhe antisemite" dhe duke premtuar se përgjegjësit do të ndëshkoheshin me forcën e ligjit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






