Transmetuar më 21-05-2025, 05:50

“Duken si spermatozoidë të tërbuar” – Flutura Açka shpërthen ndaj Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit

TIRANË – Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka përdorur një gjuhë të pazakontë për të komentuar qëndrimet dhe sjelljen e Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit në lidhje me zhvillimet e fundit brenda PD-së.

Në një intervistë me Roland Qafokun në Dritare Tv, Açka u shpreh: “Kur shikon Flamur Nokën dhe Gaz Bardhin… më falni për gjuhën, por duken si… spermatozoidë të tërbuar, të cilët kërkojnë me çdo kusht të mbijetojnë.”

Ajo shtoi më tej se sjellja e tyre është fyese dhe e dhimbshme për demokratët: “Është e turpshme dhe e dhimbshme për demokratët. Ky nuk është misioni i tyre. Ata janë aty për të ndihmuar procesin e bashkimit, jo për ta shkatërruar atë në emër të një individi.”

Deklarata e fortë ka nxitur reagime të ndryshme në rrjetet sociale, duke ndarë opinionin publik mes mbështetësve dhe kritikëve të saj.

Flutura Açka: “Kur shikon Flamur Nokën dhe Gaz Bardhin… më falni për gjuhën, por duken si… spermatozoidë të tërbuar, të cilët… kërkojnë me çdo kusht të mbijetojnë. Është fyese, është e turpshme dhe është e dhimbshme për demokratët. Ky nuk është misioni i tyre. Ata janë aty për të ndihmuar procesin e bashkimit, jo për ta shkatërruar atë në emër të një individi.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit