Transmetuar më 21-05-2025, 13:24

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda tha sot se policia është përfshirë vetëm e djeshme në operacionin "Ura" që goditi grupet kriminale të trafikut të drogë.

Proda u shpreh se policia nuk ka pasur në mbikëqyrje të fshehtë fizike apo vëzhgim asnjë personazh të këtij grupi kriminal. I pyetur nëse ka pasur dekonspirim të operacionit, Proda tha se për këtë nuk ka pasur asnjë problem.

“Policia e Shtetit është përfshirë vetëm dje në fazën e ekzekutimin e vendimeve penale dhe nuk ka pasur mbikëqyrje të fshehtë fizike apo vëzhgim asnjë personazh të këtij grupi kriminal. Sa i përket pjesës së dekonspirimit për mua nuk ka pasur asnjë problem”, tha Ilir Proda në konferencë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit