Transmetuar më 21-05-2025, 12:32

Kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi, në konferencën e përbashkët për shtyp së bashku me kreun e SPAK, Altin Dumani, u shpreh se mes institucioneve shqiptare dhe atyre italiane ka pasur një bashkëpunim perfekt.

Rossi u shpreh se mafia shqiptare është një forcë e madhe, por që ai shpreh bindjen se aktiviteti i tyre do të hetohet falë bashkëpunimit.

"Jam shumë i lumtur që jam këtu për luftën kundër mafias që ndajmë me prokurorinë e Barit dhe autoritetet shqiptare. Kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë prej 10 vjetësh për të luftuar krimin në Itali dhe Shqipëri. Jemi të ndërgjegjshëm që autoritetet e hetimit shqiptar janë shumë të afta për kapjen e veprave bashkë me ne. Kjo afërsi dhe kjo forcë e përbashkët është shumë e rëndësishme. Mafia shqiptare është një forcë e madhe, por jemi të bindur se populli shqiptar do ta luftojë këtë kancer, përmes bashkëpunimit që është perfekt dhe që mund të arrijë këtë objektiv.Për detajet e operacionit do të flasin kolegët e mi dhe këtë afërsi që ndodh mes nesh."- tha Rossi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit