

Simone Inzaghi ka vetëm një objektiv: ta çojë Interin në majën e Europës (duke fituar finale e Champions League më 31 maj, ndaj PSG-së). Por, sipas “Gazzetta dello Sport”, trajneri i zikaltërve është bërë objektiv edhe i klubit saudit Al Hilal, i cili synon ta bindë ta lërë skuadrën italiane.
Presidenti Fahad Bin Saad Bin Nafel besohet se e ka bindur tashmë Inzaghin dhe e pret në Riad në fillim të qershorit. Kreu i ekipit saudit e ka vizituar trajnerin zikaltër në prill, duke qëndruar në Milano, dhe i ka ofruar pagë neto prej mbi 20 milionë euro në sezon.
Në Arabinë Saudite janë të bindur që familja e Inzaghit planifikon një udhëtim në Riad në ditët në vijim, ose do të dërgojë atje përfaqësuesin e vet. Takimi përfundimtar mes palëve pritet të zhvillohet më 1 qershor, një ditë pas finales së Champions League, që do të luhet në Mynih. Gazeta e njohur italiane njofton se Inzaghi është përfshirë edhe në listat e trajnerëve të kërkuar nga Chelsea, Manchester United dhe Tottenham.
Në rast se Interi humbet trajnerin, Marotta do të jetë i detyruar të bëjë një tjetër manovër të fortë, veçanërisht duke pasur parasysh afatin e afërt për Botërorin e Klubeve dhe nisjen e sezonit të ardhshëm, i cili duhet të planifikohet me një trajner të sigurt dhe jo vetëm me një ide në mendje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






