

TIRANË- Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas – here do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurta shiu, ku më të dukshme do të poaraqiten në zonat Veriore dhe Qëndrore.
Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me vranësira dhe shira në të gjithë territorin e vendit, por intensiteti i tyre do të jetë i dobët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, ku më e ndjeshme do të jetë në mesditë. Temperatura më e ulët do të shënohet në Peshkopi 8°C, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 28°C në Vlorë dhe Sarandë.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Jugor; duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






