

Durrës, 20 maj 2025 – Një prani e konsiderueshme e forcave të rendit është vërejtur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, konkretisht përgjatë rrugës Egnatia, sheshit pranë Velierës dhe bulevardit Epidamn.
Sipas informacioneve paraprake, disa mjete të policisë janë pozicionuar në këto akse kryesore, ndërsa zona është rrethuar me shirita sigurie, duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se dyshohet për praninë e një mjeti të dyshimtë, me përbërje të mundshme shpërthyese dhe sistem ndezjeje me telekomandë, i konstatuar nga shërbimet vendore të policisë.
Pritet mbërritja në vendngjarje e njësive të specializuara antieksploziv nga Tirana për të kryer verifikimet dhe veprimet e nevojshme hetimore dhe teknike.
Deri në këto momente nuk raportohet për incidente apo dëme, ndërsa autoritetet janë në terren dhe vijojnë të mbajnë nën kontroll perimetrin e sigurisë.



Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






