Transmetuar më 20-05-2025, 22:29

I ftuar në “LOG.”, kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se nuk e ka menduar asnjëherë dorëheqjen, kur bëhet fjalë për farsë elektorale. Berisha tha se Rama nuk lejon zgjedhje.

“Unë jam me një mision, kështu e ndjej, ky mision do të përmbushet, i vështirë por do të përmbushe”, tha Berisha.

Sali Berisha: Unë jam me një mision, kështu e ndjej, ky mision do të përmbushet, i vështirë por do të përmbushet.

Se cfarë do të bëhet në PD, ajo është e hapur, ka votë, cdo njeri ka hapësirën për të thënë mendimin e tij. Por Berisha është në një mision për të mbrojtur një të drejtë themelore.

Në asnjë moment se kam menduar të dorëhiqem, kur janë farsë dhe jo zgjedhje. Nëse do të kishte përgjegjësi të plotë, ky nuk lejon zgjedhje, ky përdor të gjithë shtetin, ka kthyer shtetin “monstër” kundër votës së qytetarëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit