

Tiranë- Partia Demokratike i ka nisur një kërkesë urgjente Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikim të rezultatit nga vota e diasporës dhe auditim të procesit të votimit nga jashtë vendit. Kërkesa është nënshkruar nga Franc Nuri, përfaqësuesi i PD-ASHM pranë KQZ-së.
Me anë të shkresës PD-ASHM kërkon që auditimi të realizohet nga ekspertë të pavarur dhe të paangazhuar në ndonjë institucion shtetëror apo politik. Gjithashtu në shkresë theksohet se konsiderohet e domosdoshme që KQZ-ja të ndërmarrë hapat urgjentë, veçanërisht në shtete si Greqia.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






