

Jorida Tabaku mori mbi 20 mijë vota në Tiranë duke u renditur e para në listën e hapur e për rrjedhojë mori edhe mandatin e deputetit.
Por brenda selisë blu ka zëra publikë tashmë që numri i madh i votave të saj ka ardhur prej investimit të Edi Ramës.
Adriana Kalaja, e cila ishte në listën e hapur të kandidatëve të Tiranës, ku mori 2826 vota, e quan Tabakun si Sudja e PD-së.
Statusi i Kalasë:
Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët dhe këtë e dinë të gjithë.
Qëllimi:
Për të poshtëruar Berishën; Për të mbuluar blerjen e atyre të vetëve si Sara Mile; Për të zgjedhur opozitën që do. Do ja shohin hajrin shpejt Sudes
E do Rama në krye të PD.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






