Transmetuar më 20-05-2025, 12:54

TIRANË- Kandidatët socialistë për deputetë, Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia, të cilët nuk arritën të merrnin votat e duhura për tu zgjedhur deputetë, kanë tërhequr kërkesën e tyre drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të parë pamjet filmike të numërimit të votës preferenciale. Dy kandidatët tërhoqën kërkesën e tyre, pas mesazhit që ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ka dërguar në grupin socialist, duke i kërkuar që të mos humbin fytyrën e tyre.

Kush kërkoi pamjet filmike të numërimit të votave nga socialistët?

Kandidatët Partisë Socialiste Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj, Xhemal Qefalia, dhe Frrok Gjini mësohet se i janë drejtuar me një kërkesë KQZ-së pasi dyshojnë për manipulime të votave brenda listave të partive. Kërkesa e kandidatëve për deputetë në liste të hapur vjen pasi ata pretendojnë se vota ndaj tyre sipas qarqeve nuk është lexuara drejtë. Blerina Gjylameti renditet e 23 në listën e PS në Tiranë, ajo ka marrë 6053 vota nga votat preferenciale për deputetë. Nga ana tjetër, Qefalia renditet i 18 në listën e PS-së në Tiranë, ai ka marrë 9822 vota.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit