

"Ky lajm nuk është i vërtetë", Pak fjalë, por mjaft të qarta, nga Marc Kosicke, agjenti i Jurgen Klopp, në lidhje me zërat që u përhapën së fundi nga “La Stampa” për ardhjen e mundshme të trajnerit gjerman te Roma.
Agjenti gjerman foli për portalin arab “winwin.com”, pasi Klopp është përmendur shpesh edhe në lidhje me skuadra të “Saudi Pro League”. Edhe sa iu përket zërave për Romën, mohim i prerë: "Ky lajm nuk është i vërtetë". Kapitulli mbyllet kështu, të paktën për momentin.
Pas një periudhe pushimi, pas largimit nga Liverpool-i në fund të sezonit 2023-2024, Jürgen Klopp ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij si kreu global i futbollit në grupin “Red Bull”, duke filluar nga 1 janari 2025.
Në këtë rol, ai mbikëqyr zhvillimin strategjik të klubeve të “Red Bull”, përfshirë RB Leipzig, Red Bull Salzburg, New York Red Bulls, Red Bull Bragantino dhe Red Bull Brasil. Përgjegjësitë e tij përfshijnë mbështetje për drejtorët sportivë, zhvillimin e filozofisë së lojës dhe mentorimin e trajnerëve dhe stafeve teknike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






