

TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur "Shkalla e Tujanit" në Rugën e Arbrit. Dy automjete raportohet se janë përplasur më njëra-tjetrën, ndërsa një prej tyre është kthyer përmbys. Ende nuk dihet nëse ka apo jo persona të lënduar nga aksidenti.
Pak ditë më parë, dy të rinj humbën jetën pas një aksidenti të ndodhur në këtë aks rrugor. Blerim Haxhiu 23 vjeç dhe 18-vjeçar, kanë mbetur viktimë kur motori me të cilin udhëtonin u përplas nga automjeti me drejtues Olsido Cami. Ky i fundit u arrestua nga policia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






