Transmetuar më 20-05-2025, 11:37

Korfuz- Një situatë trazirash është shkaktua mëngjesin e ditës së sotme në burgjet e Korfuzit, ku disa të burgosur refuzuan të hynin në qelitë e tyre.

Të burgosurit raportohet se në shenjë rebelimi i vunë flakën dyshekëve. Zjarri u shua pas një kohe të shkurtër falë ndërhyrjes së Zjarrfikësve.

Në burgun e Korfuzit për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen ndodhen drejtori i policisë së ishullit dhe dy negociatorë. Mediat greke shkruajnë se zjarri u vu në dyshekët dhe objektet e tjera nga të burgosurit në sektorët E dhe Z.

Shtetas gjeorgjianë dhe shqiptarë po mbahen në ndarjet A dhe Z ku filluan incidentet dhe sipas informacioneve, ata protestuan për kontrollin e kryer në qelitë e tyre disa ditë më parë ku u gjetën telefona celularë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit